Lajmet e fundit

Shqiptari: Shkoi në Siri për të punuar si roje, përfundoi në ISIS

vështirësitë e banorëve shqiptarë të Kalifatit Islam s’kanë të sosur dhe madje, në disa raste, ngjarjet marrin edhe rrjedha të çuditshme. Një nga shqiptarët e kthyer në Shqipëri, i zhgënjyer nga realiteti që gjeti në Siri, thotë se, banorët vendas shpeshherë abuzonin me të.

Gazeta “Shqip”, ka siguruar pjesë të dëshmisë së tij, e cila është administruar nga specialistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër.

Shqiptari me inicialet L.T. dhe me emrin fetar “Abdullah al Albani”, pas ikjes në Siri, në vitin 2013, ishte punësuar si roje supermarketi në një prej qendrave të Sirisë.

Kjo ishte punë e përkohshme dhe shumicën e kohës ai e kalonte duke i shërbyer Kalifatit Islam me ruajtjen e një qendre tregtare.

Burimet që siguruan këto pjesë dëshmie për gazetën, u shprehën se për shkak të frikës nga hakmarrja e ISIS-it, shqiptari i kthyer nga Siria mund të ketë ndryshuar gjeneralitetet, porse fakti se ai ka ikur në Shtetin Islamik në vitin 2013 dhe që është kthyer po në këtë vit, është i vërtetuar.

Para pak kohësh, Shteti Islamik ka ekzekutuar të paktën 91 njerëz, duke përfshirë 39 persona nga radhët e veta, për magji, sodomi, tradhti bashkëshortore, banditizëm, bashkëpunim me grupet rivale rebele, bashkëpunim me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, fyerjet ndaj Zotit, etj.

Këtë e konfirmoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut. Që nga shpallja e të ashtuquajturit “Kalifati islamik”, ISIS ka ekzekutuar 182 anëtarë të tij, të cilët ishin kapur duke u përpjekur të

Leave a Reply

Your email address will not be published.