Pjesët jugore të Portugalisë janë goditur nga një stuhi e shoqëruar nga erëra të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa prej rajoneve të popullarizuara turistike.
Erërat kishin një shpejtësi prej 80 kilometra për orë dhe një nga qytetet më të goditura ishte qyteti bregdetar, Albufeira, ku shumë banorë u detyruan të evakuohen, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit.
Në disa vende niveli i ujit arriti lartësinë prej 1.5 metra, duke mbuluar automjetet dhe duke vërshuar dyqanet dhe restorantet, shkruan 21media, transmeton lajmi.net.
Moti i ligë në rajon pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme dhe meteorologët kanë paralajmëruar se moto do të stabilizohet të enjten.
Me vërshime u përball edhe rajoni i Kalabrisë, në jug të Kalabrisë, ku reshjet e shiut nuk pushuan për 48 orë me radhë. Përmbytjet shkatërruan shumë rrugë dhe dëmtuan edhe binarët e sistemit hekurudhor në rajonin e goditur.