Lajmet e fundit

Abuzoi seksualisht me mbesën, lihet në burg 33-vjeçari

Është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për 33-vjeçarin me iniciale I. Gj., i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij. vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Durrësit.

33-vjeçari u arrestua pas denoncimit të mbesës, e cila ka rrëfyer se xhaxhai i saj ka abuzuar seksualisht me të tre vite më parë. Ngjarja ka ndodhur në Shijak dhe vajza që ka bërë denoncimin është 13-vjeçarja me inicialet R. Gj.

Në  kallëzimin e bërë nga vajza në polici, thuhet se ajo është përdhunuar disa herë. “Jam abuzuar disa herë para tre vitesh në shtëpinë e xhaxhait tim në Shijak”, ka thënë 13-vjeçarja.

Gjithashtu, nga analizat e që janë bërë rezulton se vajza e mitur është abuzuar seksualisht. Ndërkohë, xhaxhai ka hedhur poshtë akuzën e mbesës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.