Lajmet e fundit

Konjufca: MSA-ja e kushtëzon Kosovën të zbatoj marrëveshjet me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një debat në televizionin publik ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është dialog mbi baza të barabarta.

“A është diskutuar të krijohet një Zajednicë në Kosovë, apo në Serbi? A është ngritë ndonjë e drejt e shqiptarëve që jetojnë në Serbi? Të gjitha temat janë tema të Kosovës, kjo i bie që Kosova po e pyt Vu֛iqin se sa komuna duhet ti ketë Kosova, sa territor duhet të ketë Kosova. A është diskutuar në dialog Kushtetuta e Serbisë?, prandaj kur qytetarët e dëgjojnë këtë, se me Serbinë është dialoguar mbi baza të barabarta, këto janë pallavra. Kjo Qeveri e Kosovës e njeh Pavarësinë e Serbisë, ndërkaq Serbia nuk e njeh Kosovën, e quan dialog në mes Prishtinës dhe Beogradit, pra si dialog në mes dy qyteteve”, ka thënë Konjufca, raporton Indeksonline.

Ai thotë se edhe marrëveshja për MSA-në, e kushtëzon Kosovën që të zbatojë secilën marrëveshje me Serbinë, ndërkohë që siç ka thënë ai, kjo marrëveshje mund të prishet në mënyrë të njëanshme nga ana e BE-së.

“Marrëveshja për MSA-në mund të shkëputet në mënyrë të njëanshme , pra nda BE-ja, cka i bjen që nëse Kosova nuk i respekton marrëveshjet me Serbinë, BE-ja e shkëputë marrëveshjen për MSA-në”, ka thënë Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.