Lajmet e fundit

Mbështetje Kosovës në luftimin e trafikimit të narkotikëve

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni ka pritur sot drejtoreshën e Byrosë për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatim të ligjit për Evropë dhe Azi, Cari Enav, me të cilën ka biseduar lidhur me trafikimin e narkotikëve në Republikën e Kosovës dhe luftimin e kësaj dukurie nga organet e rendit.

Hyseni ka njoftuar Enav me të arriturat e Policisë së Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative dhe ka theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar që në kuadër të luftimit të krimit në përgjithësi, një ndër prioritet që ka është edhe luftimi i trafikimit me narkotikë.

Ndërsa Enav ka ofruar mbështetjen për institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe avancimit të më tejmë të drejtorisë anti-trafikim në Policinë e Kosovës, thuhet në njoftimin e MPB-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.