Lajmet e fundit

Ja arsyetimi pse e gjuajtën Ramën me vezë

Fitim Salihu, aktivistë i Klubit Politik të Studentëve, ka qenë i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ku ka folur për arrestimin e tre aktivistëve të këtij klubi, pasi sot gjatë ditës kanë gjuajtur me vezë në drejtim të veturës së kryeministrit Edi Rama.
Salihu ka treguar se aktivistët e arrestuar – Valton Marku, Durim Jashari, Dardan Konjufca – nuk janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ata janë pjesë e Klubit Politik të Studentëve. Deri para dy vitesh kanë qenë në VV, por nuk janë më”, ka thënë ai.

Sipas tij, ata i janë bashkuar Lëvizjes për Universitetet në Tiranë, të cilët i kanë bërë më shumë se 20 protesta për të kundërshtuar reformën për arsimin e lartë.

“Klubi Politik me Lëvizjen për Universitete, kanë qenë në sinkron me aktivitetet e tyre. Ata kanë marrë pjesë në aktivitete tona dhe ne siç ka rastisë të jemi sot në Tiranë. Pas injorimit të plotë të kërkesave të tyre, ata kanë menduar të bëjnë këtë aksion simbolik”.

Salihu ka treguar se akoma nuk janë liruar aktivistët nga Policia shqiptare.

“Policia ka qenë e dhunshme ne arrestim, por kanë ndërhy edhe truprojat e Edi Ramës të cilën kanë sulmuar aktivistët”.

Salihu tha se ata kanë mbështetur këto aktivitete pasi kauzat studentore janë universale.

“Por edhe klasa politike na mësojnë çdo ditë si ne të jemi një. Nuk jemi motivuar nga Vetëvendosje; ata nuk e kanë shpikur këtë metodë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.