Lajmet e fundit

Kosovanews ju Ri’kujtonë peshën e Enverit të PDK-së

Ish- ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëri ndër njerëzit me më ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës, tash e sa kohë është “zhdukur” nga skena politike. Megjithatë, nënkryetari i PDK-së pavarësisht pse nuk mban ndonjë post ministror, ai ka mjaft para të kursyera.

Ai në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se në Raiffaisen Bank ka të kursyera hiq më pak se 92 mijë euro. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj i cili me koalicionin qeverisës PDK- LDK u la tërësisht jashtë “loje”, ka edhe dy banesa në Prishtinë. Njëra nga këto banesa kushton 135 mijë euro dhe tjetra 95 mijë euro.

Ai ka deklaruar se ka edhe një veturë Audi A6. Ndërkaq, si të hyra primare ka deklaruar mbi 13 mijë euro në vit, derisa bashkëshortja e tij merrë pagë vjetore rreth 10 mijë euro.

Hoxhaj u bë i njohur në opinion pas atij fjalimit të famshëm që kishte mbajtur në një Kuvend Zgjedhor të PDK-së, ku me një servilizëm të paparë iu drejtua Hashim Thaçit me këto fjalë: “Një ditë të gjithë do të bëhemi shkrum e hi, e emri yt (Hashim Thaçi) do të rrojë në përjetësi”.

enver

enver1

enver 2

Leave a Reply

Your email address will not be published.