Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë me e bllokue me të gjitha mënyrat vendosjen e taksës për Rrugën e Kombit.
Kështu paralajmëroinë nji lidhje të drejtëpërdrejtë nga Tirana, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Gjatë nji interviste në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Rrokum, Spahiu ka lëshue akuza ndaj qeverive në Shqipni, të cilat simbas tij, e ndërtuen Rrugën e Kombit më çmimin ma të naltë të mundshëm.
Spahiu tha se ka me qinda studentë e punëtorë që e përdorin përditë për me shkue në studime apo në punë Rrugën e Kombit, e taksimi i tyne nga qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës, nuk asht tjetër veçse pazar politik mes dy qeverive.
Lideri i Aleancës Kuq e Zi tha se pamvarsisht idesë së përbashkët me Vetëvendosjen për bashkim kombëtar, këto dy forca politike dallojnë, për shkak se VV ka zgjedhë me iu qasë çashtjes kombëtare nga ideologjia e majtë, ndërsa nacionalizmi i AK asht e krahut të djathtë të politikës.
https://www.youtube.com/watch?v=q6_bx3KS12w