Lajmet e fundit

Hoti: Qe qysh e kontrabandoi Veseli ratifikimin e MSA-s

Deputeti i Nisma’s, Enver Hoti, ishte i ftuemi i parë në emisionin Rrokum Roll.

Hoti tha se ratifikimi në Kuvendin e Kosovës i marrëveshjes së MSA nuk u votue në pajtim me pikat e votimit.

“Janë shkele praktikat e votimit nga amandamenti, sepse u votue shumë shpejt e shpejt, pa u përfill tana pikat e votimit, s’u tregue numri i deputetëve të cilët abstenuen”.

“Na e përkrahim MSA’n, por nuk morën pjesë për shkak të dy neneve të kësaj marrëveshje (pesë dhe nandë), që thonë se Kosova duhet me ju përmbajtë marrëveshjeve me Serbinë. Na konsiderojmë që Kryeministri s’asht dasht me nënshkrue dokumentin kur Kosova asht me fusnotë”.

“Qeveria po thote se kjo marreveshje asht hap kryesor per integrimin europian, po na themi qe kjo marreveshje asht hap per tregti ma te lehte ne Europe”.

“Vendi asht i përmbytun nga njerëzit e korruptuem”, tha Hoti lidhun me temat sociale, të cilat simbas Hotit janë shumë shqetësuese për vendin.

“Opozita s’asht kunder integrimeve europiane, sepse kjo asht kerkese e qytetareve, por jo me nji marreveshje te tille qe ka ardhe si nji infuzion per gjendjen ne vend. Krejt lufta e opozites asht qe Kosova me u ba nji vend i forte dhe i sigurte”, sqaroi Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.