Lajmet e fundit

Havolli : konteston raportin e UNDP-së, ku Isa Mustafës i besojnë vetëm 15% e qytetarëve

Debat i ashpër u zhvillua sonte në emisionin “Puls” të KTV-së për raportin “Pulsi Publik” ku qeveria dhe dogana e kontestuan metodologjinë dhe formën e raportit.

Këto anketa me qytetarët tregojnë për top problemet kryesore, por debat më i ashpër u zhvillua mes këshilltarit të kryeministrit, Sokol Havolli dhe Atdhe Hetemit nga UNDP.

Hetemi, menaxher i raportit “Pulsi Publik” në UNDP, tregon se niveli i besueshmërisë ndaj qeverisë dhe gjyqësorit është shumë i ulët.

“Rënie të madhe ka shënuar Kryeministri në të dhënat e fundit. Kjo është rënia më e madhe deri më tash. Kurse problemet kryesore janë varfëria, papunësia dhe korrupsioni – top tri problemet, sipas këtij raporti”, ka thënë Hetemi.

Mirëpo, Sokol Havolli, këshilltar i Kryeministrit, tha se pjesa më problematike dhe joprofesionale e këtij raporti është se është realizuar gjatë shtatorit që kurrë deri më sot nga UNDP nuk është bërë gjatë këtij.

“Raporti nuk e përfaqëson periudhën 6 mujore por vetëm periudhën kur janë realizuar anketat. Ka edhe aspekte tjera metodologjike që lënë për të dëshiruar. Ne edhe në muajin gusht kemi marrë vendime të vështira, siç janë Gjykata Speciale, Asociacioni e shumë vendime jo shumë populiste. Interesant se si zgjidhet kjo periudhë kohore kur kemi marrë vendime të vështira. Pra, kjo anketë është edhe benzinë që i hedhet zjarrit”, ka thënë Havolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.