Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas hetimeve intenzive të zhvilluar nga Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve Rajonale sot rreth orës 09:00, janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari L. Z. dyshohet se aksidentalisht ta ketë shkrepë armën, ku shkrepja ka qenë fatale tani për të ndjerën, motrën e tij.“Të dyshuarit në fjalë iu është afruar ndihma mjekësore tek psikiatri dhe më pas është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga i cili është lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”, vepër penale e cila është e sanksionuar me ligj sipas Nenit 181 të KPRK-ës”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, pas intervistave me dëshmitarët dhe të dyshuarin në fjalë gjatë ditës së sotme, lënda për procedurë të mëtutjeshme do ti dërgohet Prokurorisë Themelore në Gjilan –Departamenti i Krimeve të Përgjithshme. /2L ONLINE/