Studentët, që një ditë më parë qëlluan kryeministrin Rama me vezë, nuk e ka lënë me aq protestën e tyre disamujore.
Pasditen e sotme ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit duke kundërshtuar sërish reformën e Arsimit të Lartë, që sipas tyre i jep prioritet arsimit privat.
Gjatë protestës së sotme, studentët kanë qëlluar me vezë edhe Ministrinë e Arsimit, ndërsa janë përballur sërish me uniformat blu.