Lajmet e fundit

Gjilani, dy vjet pa asnjë vrasje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim Elmina Mahmuti – drejtor rajonal i policisë dhe Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan.

Në këtë takim u tha se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë së Kosovës është në nivel shumë të mirë, ndërkaq është vlerësuar se trendet janë pozitive në aspektin e sigurisë, si në rastin e parandalimit të veprave të rënda penale,ashtu edhe në zbulueshmërinë e tyre, duke u ndier krenarë me faktin se në dy vitet e fundit nuk ka ndodhur asnjë vrasje në Gjilan.

Në takimin në mes të kryetarit Haziri dhe Elmina Mahmutit e Remzi Azemit,gjendja e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe stabile, ndërkaq janë dakorduar që Komuna dhe Policia e Kosovës të ketë projekte të përbashkëta në aspektin e sigurisë.

Gjithashtu, është kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përfundohet sa më parë objekti i Policisë së Kosovës i nisur në vitin 2008, çka do të ndikonte në efikasitet edhe më të madh të Policisë në sigurinë e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.