Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi, nuk po arrin të gjejë përkrahje as në mesin e koalicionit qeverisës.
Deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, po shprehin dilemat dhe kundërshtitë e tyre në lidhje me shënjimin e kufirit me shtetin fqinj.
Tani edhe pozita po del të jetë bllokuese e kalimit në Kuvend e marrëveshjes për demarkacionin.
Tribuna Channel e ka pyetur qeverinë në lidhje me këtë çështje, por ata akoma nuk kanë dhënë ndonjë koment.