Zv/ministri Gani Koci nuk ka dashur t’i komentojë sharjet dhe fyerjet që janë bërë ndaj tij nga deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.
Ai në një prononcim për ORAinfo ka thënë se nuk dëshiron të merret me deklaratat e Bersihës. Sipas tij, Berisha po e tregon fytyrën e tij të vërtetë.
“Unë e kam bërë një postim dje në lidhje me një paraqitje timen në TV, por aty nuk ka pasur fyerje, injorim po, por jo fyerje, ndërsa ai ka sharë në inbox-in tim. Unë nuk kam asnjë koment absolutisht, ai ka treguar fytyrën e tij të vërtetë me gjëra të tilla”, ka thënë Koci, për ORAinfo.
Një ditë me parë ish deputeti i PDK-së Gani Goci pati ironizuar me Zafir Berishën, duke e cilësuar figurën e tij si shembullin e paditurisë së opozitës, raporton ORAinfo.
Këtë postim Koci e ka bërë në Facebook. Por deputeti Berisha, i ka shkruar privatisht Kocit duke e fyer rëndë ish kolegun e partisë.
“Selam të fortë më paska qu Zafir Berisha në inbox lidhur me një postim timin në Fb, për te! Kjo gjuhë rrugaqërie e nje ” përfaqësuesi” të popullit dhe një prezentuesi të bllokut opozitar, sërish është shembull më i mire i idiotizmit, injorances dhe moralit të tyre politik dhe njerëzor!”, ka shkruar Koci.
Më poshtë keni kritikën e Kocit dhe reagimin banal të Zafir Berishës.