Afaristi shqiptarë Qazim Osmani, është arrestuar në Beograd për shkak të dyshimit të rrahjes së Manda Popoviqit, bëjnë të ditura disa media serbe.
Stacioni policor e lagjes “Palilula” në Beograd citohet të ketë konfirmuar lajmin për disa medie. Osmani dyshohet që të shtunën e ka rrahur të dashurën e tij Manda Popoviq, në hotelin “Zira” në Beograd. Menjëherë pas incidentit, ai me automjetin Ferrari është larguar. Pas dy ditësh, policia ka arritur të arrestojë.