Lajmet e fundit
Sigal Prishtina në Izrael për fitore

Sigal Prishtina në Izrael për fitore

Sigal Prishtina të hënën pasdite është nisur për në Izrael, ku të mërkurën mbrëma do të ndeshet me BC Galil Gilboa në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës Ballkanike.
Kryeqytetasit, që për herë të parë janë pjesë e kësaj ligë të madh ballkanike, debutimin në këtë ligë e kanë nisur mjaft mirë, pasi që në dy ndeshjet e para kanë shënuar dy fitore.
Krerët e klubit më të trofeshëm në vendin tonë, pak para nisjes për në Izrael, në një konferencën për media, janë shprehur optimist se edhe në duel me kampionin aktual në fuqi të BIBL, do të arrijnë fitore.
Miftari: Në Ligën Ballkanike nuk jemi vetëm sa për luajtur
Drejtori i KB Sigal Prishtina, Florian Miftari, është i vetëdijshëm se skuadrën prishtinase e pret një punë e vështirë, megjithatë, ai beson se Sigal Prishtina do ta ia dal më sukses edhe në duel me BC Galil Gilboa.
Sipas Miftarit, Sigal Prishtina në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në Ligën Ballkanike, ka treguar se në këtë ligë nuk është vetëm sa për të marrë pjesë, por sipas tij, Prishtina ka ambicie të mëdha në këtë ligë. Ai mendon se Sigal Prishtina të gjithë atyre që merren më basketboll ju ka treguar se qysh moti e ka merituar të luajë në Evropë.
“Ekipi i Izraelit është prej ekipeve më të mira në Ballkan Ligë. Vitin e kaluar kanë qenë kampion të kësaj ligë. E dimë mirë se kanë një buxhet prej dy milionëve, mirëpo duke ju falënderuar formës së mirë të lojtarëve dhe organizimit të mirë të klubit, falë zoti nuk kemi asnjë lëndim dhe shkojmë me formacion të kompletuar. Siç e kemi thënë edhe më herët ne atje shkojmë për të fituar. Ne në Ligën Ballkanike nuk jemi vetëm sa për të marr pjesë, mirëpo ju kemi treguar gjithë adhuruesve të basketbollit dhe gjithë njerëz që e përcjellin basketbollin në Kosovë, Evropë dhe Botë, se ne e kemi pasur qysh moti vendin në Evropë, e për ketë jemi në vendin e parë dhe po ju tregojmë të gjithëve se ne dimë të luajmë basketboll. Edhe një herë po them se ne shkojmë me bindje të plot të korrim fitore”, ka thënë Miftari.
Cabadak: Buxheti nuk luan në fushë
Ndërkohë, optimist për fitore dhe paraqitje të mirë të Sigal Prishtinës, është shprehur edhe trajneri i kësaj skuadre, Ceyhn Cabadek.
Tekniku turk e dinë farë mirë se përball do ta ketë një skuadër të fortë, njërën ndër ekipet favorit në këtë ligë, por ai beson se të përzgjedhurit e tij mund ta fitojnë këtë sfidë. Cabadek thotë se skuadra e tij edhe në duel me BC Galil Gilboa ka bërë përgatitjet e njëjta sikurse në takimet e kaluar.
“Njëherë për njëherë po luajmë në ligë. Për mua është njësojë sikur loja me ekipet tjera. Siç përgatitem për lojëra tjera po përgatitem edhe për këtë ndeshje. E dimë se vitin e kaluar ata ishin kampion. Kemi respekt të madh për ta, kanë një buxhet shumë të madh, e kanë një ekip shumë të mirë, mirëpo buxheti nuk është aq më rëndësi, buxheti nuk luan aty, sepse në fushë luajnë pesë më pesë. Sigurisht se luajmë më një ekip që kanë buxhetin më të madh, është ekip shumë i mirë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne për çdo lojë përgatitem për fitore, kështu që edhe për këtë ndeshje i kemi ambiciet e njëjta”, tha Cabadak.
I pyetur se sa e kanë motivuar Sigal Prishtinën dy fitoret në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, Cabadak tha se ky është një fillim i mirë, por sipas tij, dy fitore në dy ndeshje nuk do të thotë se është fituar Kupa.
“Kanë qenë vetëm dy ndeshje dhe një fillim i mirë, por ne kemi edhe 14 ndeshje tjera. Nëse i kemi fituar dy ndeshje nuk do të thotë se e kemi fituar kupën. Duhet të shkojmë hap pas hapi dhe lojës pas lojës duhet te mendojmë. Në fund të sezonit mund të flasim prapa më ju dhe ta dimë se ku jemi”, ka theksuar Cabadak.
Sipas drejtuesve të Sigal Prishtina do të bëj 17-18 orë rrugë deri në Izrael, ndërsa ndeshja ndërmjet BC Galil Gilboa dhe Sigal Prishtinës luhet të mërkurën mbrëma dhe nis në orën 18:30. Kujtojmë se Sigal Prishtina kryeson tabelën në Ligën Ballkanike me katër pikë dhe dy fitore të njëpasnjëshme

Leave a Reply

Your email address will not be published.