Sulmuesi holandez i Manchester Unitedit, Robin Van Persie është i impresionuar me performancën e super talentit shqiptar të “Djajve të Kuq”, Adnan Januzajt.
18 vjeçari, i cili ka debutuar në këtë sezon të garave në Premier Ligën angleze, është duke mahnitur shumëkë më paraqitjet e tij.
Januzaj, me prejardhje nga Istogu, edhe në fitoren e Unitedit kundër Stoke Cityt ka treguar formë mjaft të mirë.
Unë mendova edhe në përgatitjet para-sezonit se ai kishte diçka të veçantë. Kur kthehem 10 vite me parë, kur unë isha i ri, unë shohë se kemi atribute të ngjashme, ka thënë Van Persie.
Ai mendon se Januzaj e pret një e ardhme e ndritshme.