Lajmet e fundit

Sejdiu: Jam kundër protestimit në mënyra të dhunshme

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ftuar në promovimin e librit të ish-presidentit kroat Stjepan Mesiç në Tiranë u shpreh se Mesiç është një mik i shqiptarëve që erdhi në kohë të vështira për ta, por që bëri ato që shumë pak politikanë kanë bërë.

Interesimit të “Shekulli”-t për situatën në Kosovë, Sejdiu iu përgjigj se tashmë mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët në të mirë të vendit.

“Duhet një unitet mes mazhorancës dhe opozitës për të gjetur gjuhën e përbashkët për tema të mëdha. Absolutisht Kosovën dhe institucionet e vendit nuk i bën vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Ndaj ajo duhet të shkrihet në një ndjenjë përkushtimi për të ardhmen e vendit. Unë e kuptoj që çdo opozitë ka mënyrat e saj të protestës dhe është e drejta e saj legjitime, por jam kundër protestimit me mënyra të dhunshme”, ka deklaruar Sejdiu për Shekulli.

Sejdiu ka komentuar edhe marrëveshjet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë?

Sipas tij, tashmë ato marrëveshje janë bërë.

“Kemi një iniciativë të presidentes që çështja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ndaj duhet të presim dhe të shohim”, ka deklaruar ish-presidenti Sejdiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.