Lajmet e fundit

Vjen edhe një kinema për Prishtinën!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sapo ka pranuar një lajm të mirë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se sapo është njoftuar për  arritjen e një marrëveshjeje të një kompanie nga Kosova për hapjen e një kinemaje të tipit të parë në Ksoovë.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Një lajm i mirë për Prishtinën. Sapo më informuan se është arritur marrëveshja në mes të një kompanie Kosovare dhe Cineplex për hapjen e kinemasë-multiplexit të parë në Kosovë në pranverën e vitit 2016. Prishtina bëhet pjesë e familjes së qyteteve me kinema me teknologjitë e fundit.

Besoj se kompanitë do ti bëjnë publike detajet e këtij investimi dhe njëkohësisht ju uroj sukses në Prishtinë. Filmdashësve si puna ime ju uroj hapje sa më të shpejtë të kinemave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.