Shumë persona kanë problme të ndryshme me mushkëritë dhe kjo shpesh bëhet shkak që ato të vuajnë dhe nga sëmundje të dnryshme kronike që lidhen me problemin e mushkërive.
Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen nga infeksionet, por edhe me alergji dhe natyrisht me duhan. Në vijim ju paraqesim ilaçin e njohur popullor kundër këtyre problemeve, sidomos astmës, problemet me zemër dhe ato me mushkëri
Për të përgatitur një recetë të tillë mbrojtëse është e rëndësishme që të keni; gjysmë kilogrami qepë të kuqe, gjysmë kilogrami sheqer, 2 limona, 1,5 litra ujë dhe 7 lugë të mëdha mjaltë.
Në fillim është e rëndësishme që të tretni sheqerin ngadalë në enë të metaltë dhe e përziejmë, më pas shtojmë qepën e imtësuar, i ziejmë pak së bashku dhe ju shtojmë ujin. Të vlojnë së bashku në temperature mesatare, derisa të mos avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lëmë të ftohet, shtojmë lëngun nga dy limona të shtrydhur dhe mjaltin dhe gjithçka përziejmë së bashku. E lëmë të qëndrojë e më pas largojmë copëzat e qepës dhe e vendosim nëpër shishe prej qelqi. Nevojitet ta hani nga një lugë të supës para secilës shujtë derisa sasia të shpenzohet.