Një lajm jo i mirë vijë për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi që skuadra ‘kuqezi’ ka rënë në pozitën e 36-të të klasifikimeve të e përgjithshme të FIFA-s.
Si duket humbja e pësuar nga Serbia i ka kushtuar Shqipërisë që të shënojë rënie në këtë klasifikim.
‘Kuqezinjtë’ e trajnerit Gianni de Biasi pozicionohen në vendin e 36 më 723 pikë në klasifikimin e këtij muaji në renditjen e FIFA-s.
Sidoqoftë Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë një hap të madh duke u kualifikuar në evropianin Francë 2016’.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Kosovën këtë muaj saktësisht me 13 nëntor, takim ky i cili zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.