Kosovarët, në verën e vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.
Kjo, pasi qeveritarët vazhdojnë të besojnë se liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda pjesës së parë të 2016-s, raporton KTV.
Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka thënë në “Rubikon” të KTV-së se ky nuk është optimizëm, po realizëm dhe sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do ta pranojnë këtë proces as në 2017-n.
Çollaku është përballur me eksperten e çështjeve të Integrimeve, Besa Shahini, e cila ka thënë se kjo MSA e ratifikuar në Kuvend nuk i hap Kosovës asnjë perspektivë evropiane, pasi sipas saj, askund nuk thuhet se ajo mund të jetë kandidate potenciale për anëtarësim në BE.
Ministri Çollaku i është kundërpërgjigjur, duke theksuar se asnjë shtet nuk mundet të aplikojë për statusin e kandidatit, pa e zbatuar deri në një masë të kënaqshme marrëveshjen e MSA-së.
http://www.dailymotion.com/video/x3clj2l_bekim-collaku_news