Rritja e ndikimit të Rusisë në botë, është duke u reflektuar edhe në Ballkan dhe kjo imponon nevojën e vendeve të rajonit që të shtojnë gatishmërinë ushtarake.
Sipas ekspertëve të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, Rusia tanimë e ka marrë veten, dhe me fuqinë që ka është duke shtrirë ndikimin e saj në botë, por edhe në Ballkan.
Profesori universitar, Ibrahim Gashi, thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, po tregohet një mjeshtër i real-politikës dhe fuqinë që e ka po e manifeston edhe në politikën e jashtme, në radhë të parë ndaj fqinjëve të saj, por edhe të Ballkanit.
Edhe eksperti ushtarak Ridvan Shala e sheh të nevojshme që Kosova të ketë një strategji funksionale për çdo rrezik që i kanoset.
Gashi dhe Shala vlerësojnë se Kosova sa më shpejt që të jetë e mundur të krijojë ushtrinë e saj, transmeton TribunaChannel.