Lajmet e fundit

Maliqi: Asociacioni nuk duhej të dërgohej në Kushtetuese

Një prej të ftuarve në “Zonën e Debatit” është analisti politik Shkelzen Maliqi.

Me Maliqin dhe të ftuarit e tjerë është duke u diskutuar vendimi i Presidentës Atifete Jahjaga rreth dërgimit të lëndës për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Maliqi është shprehur se marrëveshja nuk do duhej të dërgohej në Kushteutese.

“Unë mendojë që nuk ka pasur vend që të shkojë tek Kushtetuesja në kuptimin që thotë opozita”.

“Një parim i kushtetueses thotë se çdo qytetarë mund të krijojë asociacione”.

Por Maliqi pranon se në këtë marrëveshje mund të ketë gjëra që kërkojnë diskutim.

“Mund të ketë elemente që nuk pajtohemi”.

“Për mua nuk është dashur fare të shkojë në Kushtetuese”.

Për Maliqin është opozita ajo që po e interpreton Asociacionin në mënyrën e vet.

“Opozita e ka marrë mbi vete dhe e interpreton vetë si dëshiron dhe çdo kush që mendon kundër, nuk e ka mirë”.

“Ky është një diskurs që prodhon një krizë politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.