Lajmet e fundit

Topalli: S’kam ftesë nga Prokuroria, edhe ashtu nuk do t’i përgjigjesha (Video)

Në një lidhje telefonike në emisionin Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum, deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, bisedoi rreth deklaratës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili tha publikisht se nëse deputetët e opozitës nuk i përgjigjen ftesës për intervistim të Prokurorisë, do të detyrohen t’i arrestojnë.

“Unë s’kam marrë kurrfarë ftese për intervistim, po edhe sikur ta kisha marr, nuk kisha me iu përgjigj se kjo është ndjekje politike. Vetë fakti që Lumezi po bën ftesë publike, tregon se në këtë çështje ka ndjekje politike”, ka thënë ai. “Pse s’po e thirrin z. Mustafën e z. Grabovcin, që kane arsye me i arrestu”.

https://www.youtube.com/watch?v=ArpkLU0FYjw

Leave a Reply

Your email address will not be published.