Skuadrën e Dinamos së Zagrebit e ka pritur një atmosferë e zjarrtë në stadiumin e Olympiakosit të cilën e kanë krijuar tifozët vendas, të ndihmuar edhe nga huliganët serb “Delije”, me të cilët janë të vëllazëraur, shkruajnë mediat kroate.
Kur lojtarët e Dinamos kanë dal në nxemje, në stadiumin Karaiskakis i ka pritur kënga: “Vrite kroatin që shqiptari mos të ketë vëlla.
Drejtuesit e Dinamos janë ankuar te delegati i ndeshjes, duke kërkuar që të hiqen transparentet me simbole çetnike dhe të ndalen fyerjet ndaj tyre, shkruan PanoramaSport.