Lajmet e fundit

Aliu: Ja pse e punësova Alban Krasniqin!

Ballë për ballë me Shkodran Gajrakun në emisionin Ora e Fundit, në Klan Kosova i ftuar ishte Liburn Aliu, drejtor i urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Me të u diskutua lidhur me punësimet që janë bërë në këtë komunë ku opozita e prirë nga LDK-ja e PDK-ja e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje për punësimin e militantëve të saj.

I paraparë për të qenë pjesë e intervistës ishte edhe Muhamet Selmanaj, asambleist i PDK-së në Prishtinë por Selmanaj ka refuzuar ftesën pasi ka kuptuar se është përballë tij Liburn Aliu.

Për këtë Aliu tha se nuk e kupton qëndrimin e opozitës.

“Unë çdoherë kam qenë përballë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim, edhe me komuna të tjera dhe drejtori të tjera”.

“Ajo çka ne bëjmë në Prishtinë mua më befason se i pengon subjektet në koalicion që janë në opozitë në Prishtinë dhe përpiqen të bllokojnë çfarëdo nisme nga qeverisja”.

Aliu është shprehur se këtë çfarë po ndodh në Prishtinë nuk kanë mundur ta arrijnë subjektet tjera ndërsa sipas tij pengimi nga opozita i nismave të mira në Komunë është e dëmshme.

“Nuk duhet të lejojmë që diçka të shkojë në dëm te qytetarit për shkak të aspektit politik”.

“Ata synojnë të gjejnë pretekst që të bllokojnë por nuk kanë arritur të bëjnë një gjë të tillë”.

Drejtori i Urbanizmit në komunën e Prishtinës duke folur për punësimet në këtë komunë tha se ato nuk bëhen në baza partiake.

Ai foli edhe për Alban Krasniqin që është bashkëshorti i deputetes nga kjo Lëvizje, Albulena Haxhiu e që është i punësuar në komunë dhe ka nxitur shumë reagime në media.

“Alban Krasniqin e kam angazhuar unë personalisht, kur kam mundësi të angazhojë dikë sigurohem që kryen punë”.

“Të gjithë personat që punojnë në urbanizëm janë profesionistë”.

“Albani koordinon punën e legalizimit dhe e bën këtë shumë mirë”.

Aliu është shprehur se Alban Krasniqi ka qenë shumë rehat edhe para se të punësohej por me insistimin e tij ai ka ardhur në këtë pozitë.

“Ai ka hezituar por unë kam kërkuar që të vijë për shkak të kualiteteve të tij”.

Ai gjithashtu përmendi sektorin që ai udhëheqë duke thënë se është sektor shumë i ndjeshëm por që po kryhet shumë punë.

“Kemi regjistruar 46.000 objekte pa leje duke prirë në raport me komuna të tjera”.

“Vetëm nga muaji korrik janë trajtuar 3500 lëndë”.

Madje ai kritikoi qeverisjen e kaluar.

“Nëse kishim me ec me ritmin e qeverisjes së kaluar neve do të na duheshin 500 vjet për legalizimin e ndërtesave në Prishtinë”.

“Nuk mund të kryhen punët si është punuar në të kaluarën”.

“Po të kishim lënë njerëzit e Pdk-së e Ldk-së puna do të ishte shtyer”.

Aliu edhe njëherë ka thënë se punësimet në komunën e Prishtinës kanë kriter vetëm profesionalizmin.

“Unë i kërkoj ata që kanë vullnet të punojnë”.

“Të punësuarit në këtë drejtori janë profesionistë, kanë bërë punë të jashtëzakonshme”.

“Duhet të zgjedhim njerëzit më të mirë, nuk i shoh njerëzit me subjekte”.

Ai në fund ka folur edhe për dorëheqjen e tij që mund të vijë në rast se e kërkon Lëvizja pjesë e të cilës është por ai nuk e sheh si të nevojshme këtë.

“Unë kam dhënë dorëheqje prej detyrës së deputetit kur ma ka kërkuar Lëvizaj Vetëvendosje dhe e kam lënë detyrën e deputetit”.

“Gatishmërinë time për ta kryer detyrën e kam treguar”.

“Nëse konsideroj se do te jetë më mirë do të jem i gatshëm edhe për dorëheqje”.

“Në moment kur kryetari do të më kërkojë të largohem do ta bëjë por nëse më kërkohet të kryejë punën time do ta vazhdojë ta bëjë këtë”.

“Nuk duhet të i nënshtrohemi kërkesave për të rikthyer të kaluarën, ata që i kanë bërë Prishtinës do të i vuajmë shumë gjatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.