Ish-zëdhënësi i Komunës së Prishtinës dhe aktivist i LVV-së Adonis Tahiri ka folur për protestat e mundëshme që do ti bëjë opozita në formë pakënaqësie ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Tahiri thotë se protestat do të mbesin të pashmangshme nëse Qeveria e Kosovës nuk refletkon në tërheqje të nënshkrimeve në marrëveshjet e fundit të arritura.
Derisa Qeveria të tërhiqet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në dialog me Serbinë, situata politike në vend do të mbetët e njejtë, vlerëson Tahiri.
“Deputetët tanë po vazhdojnë protestën brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punës aty, derisa Qeveria të tërhiqet nga ato marrëveshje”, tha Tahiri, raporton gazetablic.com
Mënyrën e kundërshtimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e sqaron vetë aktivisti.
“Kundërshtimin tonë ndaj marrëveshjeve të Brukselit e kemi filluar tash e disa muaj me tribuna, tubime e takime me qytetarë, me aksione politike brenda dhe jashtë Kuvendit, me peticionin i cili u nënshkrua nga mbi 200.000 qytetarë të Republikës së Kosovës, e kështu me radhë”, tha Adonis Tahiri. (Gazeta Blic)