Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa ka thënë se këto takime konfirmoijë se fokusi i Kosovës është drejt BE-së është kritik si për BE-në, ashtu edher për Kosovën.
“Jam i lumtur që u takova me Mustafën dhe Qeverinë këtë mëngjes. Takimet tona konfirmojë që fokusi në rrugën drejt BE-së është kritik për ju, për rajonin, por edhe për vet BE-në”.
“Patëm një diskutim frytdhënës dhe si çdo herë e urova Mustafën për nënshkrimin e MSA-së. Shpresoj që Parlamenti Evropian ta miratoj së shpejti, që sa më shpejt kjo marrëveshje të jetë në fuqi”, njofton Klan Kosova.
Hahn lavdëroi lidershipin e kryeministrit Mustafa, ndërsa negocimin me Beogradin e ka quajtur të domosdoshëm, ndër të tjera edhe kushtëzim për MSA.
“Mustafa ka treguar që mund të marr vendime të rënda. Në MSA vazhdimi i dialogut është obligim për Kosovën dhe jam i bindur që KM ka vullnetin dhe kurajën për të çmuar këtë gjë”.
“Ne i kemi shqyrtuar marrëdhëniet e Kosovës me BE-në edhe për vitin e ardhshëm”.
Diskutuam edhe fokusin e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave që është prioritet i madh për ju.
Sa i përket liberalizimit të vizave komisioneri Hahn nuk përmendi datë, por tha që është punë në proces. Sipas tij është me rëndësi që Parlameti i Kosovës të jetë funksional dhe që Kosova të fokusohet në punë të madhe përpara.
“Është arritur progres i dukshëm, por ky është proces që udhëhiqet nga reformat. Besoj që deri në fund të vitit do të mund të rekomandohet që Kosova ka plotësuar kushtet”.
“Gjendja politike në Kosovë ishte një çështje tjetër dhe u pajtuam që pengesat nuk janë të mira për një vend që ka aspirata evropiane. Ligjvënësit e zgjedhur në mënyrë demokratike nuk duhet të frikësohen nga shumica”.
“Duhet të fokusohemi tek implementimi i MSA-së”.
“BE-ja do të vazhdoj të ketë rol të rëndësishëm në përkrahjen e Kosovës, edhe përmes shfrytëzimit të fondeve të IPA-s. Do t’i përkrahim projektet në sundim të ligjit, në zhvillim ekonomik dhe të tjera fusha me rëndësi”, njofton Klan Kosova.
“Siç edhe mësova për shkallën e rritjes ekonomike, që është mbi 3 për qind, që pritet të rritet edhe më, pres që të ketë rritje të punësimit këtu”.
“Duam që Kosova t’i shfrytëzoj të gjitha potenciale e kësaj marrëveshje dhe BE-ja është e përkushtuar për perspektivën evropiane të Kosovës”.
I pyetur nga gazetarët për një afat kohor të caktuar për shqyrtimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, komisioneri Hahn refuzoi që të përmend data.
“Liberalizimi i vizave kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Prandaj nuk mund të premtoj asgjë”.