Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se veprimet e opozitës i shkojnë për shtati armiqve të Kosovës.
Grabovci në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se pret që seanca e sotme do të zhvillohet qetë dhe pa incidente.
Po ashtu ai shpreson se opozita të reflektojë dhe të mos e bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës.