Lajmet e fundit

Daçiq thotë se Lunaçek po argumenton rrejshëm për Kosovën

Deklarata  e nënkryetares së Parlamentit Europain, Ulrick Lunaçek, se trashëgimia kulturore dhe fetare serbe do të jetë më mirë e mbrojtur në qoftë se Kosova bëhet anëtare e UNESCO-së, është vetëm një argument i rremë, ka deklaruar Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratën e politikanes austriake.

“Pse deri më tani trashëgimia fetare dhe kulturore serbe nuk është mbrojtur e ruajtur mirë, përkundër se Kosova ka praninë e forcave ndërkombëtare, atje janë shkatërruar dhe dëmtuar më shumë se 200 kisha, manastire dhe vende tjera fetare, ndërsa më shumë se 10.000 ikona janë vjedhur e shkatërruar, bashkë edhe me varrezat”, ka thënë Daçiq për gazetën Danas, përcjellë Klan Kosova.

Daçiq i bëri thirrje UNESCO-s “që t’i qëndrojnë besnikë parimeve origjinale të organizatës, dhe të mbajë kredibilitetin moral, duke mos lejuar që të politizohet”.

Në anën tjetër, Ulrike Lunaçek në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ndër tjera, kishte deklaruar se “lobimi i Serbisë kundër Kosovës në këtë rast, tregon se Serbia nuk dëshiron të mbrojnë trashëgiminë e saj”.

klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published.