Njohësi i fushës së Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi në një prononcim të dhënë për Gazetën Blic ka theksuar se komisionari Hahn do t’i ketë katër porosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që pritet ta mbaj një fjalim gjatë ditës së sotme. Sipas tij, ndër porositë kryesore do të jetë rëndësia që ka MSA për Kosovën dhe thirrja që do t’i bëjë opozitës që të lejoj funksionimin e institucioneve.
Këto janë katë porositë që sipas Shenollit, do t’i paraqes Hahn gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovë:
(1) Mesazhi kryesor do të jetë në lidhje me MSA. Ai do theksoj rëndësinë e kësaj marrëveshje për perspektiven Evropiane të Kosovës dhe do të bëjë thirrje për fokus tek zbatimi i marrëveshjes dhe reformat tjera përcjellëse që Kosova duhet t’i ndërmarr.
Gjithashtu (2) z. Hahn do të shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje opozitës që të jetë konstruktive në qasje dhe kreative në taktikat opozitare dhe të heq dorë nga mjetet ekstreme si dhe të lejoj vazhdimin e punës së institucioneve.
(3) Ai do të bëjë thirrje për vazhdim të dialogut me Serbinë dhe zbatim të marrëveshjeve të arritura.
(4)’Po krijohet një momentum për rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizim të vizave. Shpresojmë që rekomandimi të jepet në dhjetor dhe që pastaj mos të vazhdohet hyrja ne fuçi nga Shtetet Anëtare të BE-së, siç kanë ndodhë me MSA dhe Qasjen ndaj Programeve të BE-së”