Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, ka sharë protokollin e Kuvendit, për përgatitjen e foltores nga ku komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, do t’i drejtohet deputetëve me një fjalim.
Ismajli ka postuar në Facebook një foto të foltores ku shihen disa lule të plastikës, për vendosjen e të cilave e ka sharë protokollin e Kuvendit duke thënë “fsha fallcat…”.
“Lulat e pllastikës pranë foltores së Kuvendit të Kosovës, për nder të Komisionarit të EU, z. Johanes Han, që pritet me e mbajtë një fjalim qetash. S’i bijshit edhe do bostana e një kalavesh rrush, e Kadrisë në mikrofon me ia vjerrë dy zara t’leshta? ‘fsha fallcat. #protocol #fail — at Kuvendi I Republikës Së Kosovës”, ka shkruar deputeti Ismaili.