Familja multimilionere Pacolli ka vendosur ti hy edhe një biznes të ri në Kosovë. Përveç ndërtimit, hotelerisë dhe shumë bizneseve tjera, Pacollët tash do të sheshin edhe derivate.
Piken e parë të karburanteve Pacollët e kanë hapur në hyrje të Prishtinë, e cila dikur ishte uzurpuar nga financuesi i PDK-së, Bedri Selmani.
Tash Pacollët mbi “Kosova Petolin”, kanë venë emrin “Ilirian” që pritet të zgjerohet edhe në shumë vende të tjera të Kosovës.
Futjen në këtë biznese e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Selim Pacolli, njëri nga vëllezërit e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“ Po, ne e kemi marrë atë pikë me qira. Ajo është pika e parë e jona dhe planet i kemi që të zgjerohemi ende. Sipas planeve në tërë Kosovën parashihet ti kemi 36 pika të derivateve”, ka thënë Pacolli.
Më pompën në hyrje të Prishtinës dhe dhjetar të tilla ka menaxhuar nga paslufta“ Kosova Petrol”, pronare legjitime e të cilave është “ INA Trgovina” nga Kroacia.
Lirimin e tyre e ka bërë AKP-ja duke i dhënë me qira përmes një ankandi publikë./Gazeta Fjala/