Lajmet e fundit

AAK: Marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin, nuk janë marrëveshje të drejta

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar një deklaratë për media në të cilën thuhet se kjo parti është properëndimore dhe e orientuar fuqishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, thuhet se AAK-ja beson se duke mbrojtur interesat e qytetarëve të republikës së Kosovës, i mbrojmë edhe vlerat perëndimore.

“Marrëveshjet për Asciacionin dhe Demarkacionin, nuk janë marrëveshje të drejta dhe si të tilla nuk mund të jenë në interest ë qytetarëve. Ato mundësojnë segregacionin etnik dhe kufirin me Malin e zi, e përcaktojnë në dëm të Kosovës.
Ne besojmë fuqishëm se këto nuk mund të jenë kritere as të Bashkimit Evropian e as të Shteteve të Bashkuara.
Krejt ajo që kërkojmë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, është që ta mbrojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilën e kemi shkruar bashkarisht.
Me këto dy marrëveshje, shkilet kushtetuta e vendit. Këtë nuk mund ta bëjë askush, as qeveria, të paktën jo në emër të popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.