Lajmet e fundit

Latif Gashi: Kemi bazë faktike për të vazhduar me procedura të tjera ligjore

Ish komandanti i UÇK-së, Latif Gashi, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila hodhi poshtë ankesën e “Grupit të Llapit”, ka thënë se avoktaët mbrojtës do të ndjekin procedurat e tjera ligjore, meqë sipas tij, ky vebndim nuk është i drejtë.
Gashi në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se megjithatë, ai është i gatshëm të vazhdoj të bashkëpunoj me Drejtësinë Ndërkombëtare për shkak të interesave të Kosovës.Gashi ka shtuar se ai dhe bahskëluftëtarët e tij, posedojnë fakte të mjaftueshme për të dëshmuar për pafajësinë e tyre.

“Nuk është në natyrën time ti komentoj vendimet e gjykatës, është e vërtetë që kemi marrë një vendim nga gjykata e cila ka refuzuar kërkesat tona. Avokatët do ti ndjekin procedurat e tjera ligjore, kemi bazë faktike që akuzat janë të padrejta. Ne vec kemi qenë respektuar procedurat dhe i kemi vuajtur 2/3 e dënimit, dhe kemi qenë në shërbim të Drejtësisë Ndërkombëtare. Ne e kemi parë të arsyeshme që të bashkëpunojmë me drejtësinë ndërkombëtare për shkak të procedurave nëpër të cilat duhet të kaloj Kosova për të bashkëpunuar me ndërkombëtarët”, ka thënë Gashi.

Ndryshe Gjykata Supreme , i kishte shqiptuar dënimin prej 6 vjetësh burg për ish komandantin e UÇK-së, Latif Gashin, me ç’rast Gjykata e Apelit e ka refuzuar sot ankesën e palës mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.