Ata kanë djegie mesatarisht të rënda në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e shpërthimit të gypave të ngrohjes qendrore në shkollën fillore “Dardania” në Pejë, ka treguar për Gazetën Express kryeinfermierja e Emergjencës në Spitalin e Pejës.
Dy nga pesë nxënësit e lënduar nga ky shpërthim tashmë janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.
Njëra prej tyre ka nisur nënshtrimin e operacionit në QKUK, raporton Gazeta Express.