Lajmet e fundit

Ja si mund ta zvogëloni faturën e energjisë

Kursejeni energjinë elektrike!. Kjo është moto që e keni dëgjuar qindra e mijëra herë, por ndoshta nuk e keni ditur saktë se sa e kurseni buxhetin familjar, nëse e kurseni energjinë  elektrike.

Dallimi i çmimeve për kilovat orë energji elektrike (kwh) që paguajnë familjet kursimtare të energjisë elektrike, me ato që nuk janë të kujdesshëm në këtë aspekt, është shumë i madh.

Familjet që shpenzojnë deri në 200kËh në muaj do ta gjejnë veten në Bllokun e parë të shpenzuesve, e që është blloku me tarifat më të ulëta.

Pas 200 kËh, çmimet e enrgjisë rritën dukshëm deri në 600 kwh, ndërsa ata që e kalojnë shpenzimin prej  600 kwh  do të paguajnë edhe më tepër për këta kilovat orë.

Nëse shpenzoni mbi 600 kwh për një muaj, ju do të futeni në Bllokun e tretë dhe çmimi që do të faturohet për kohën e shpenzimit të energjisë në sezonën dimërore është nga 5.58 € brenda tarifës së ulët, që është në fuqi nga ora 22:00 deri në orën 07:00 dhe në 11.17 € në tarifën e lartë që është në fuqi prej orës 07:00 deri në orën 22:00.

Kurse për kohën e shpenzimit të energjisë në sezonën verore, shpenzuesit që hyjnë në Bllokun e tretë gjatë orëve 23:00 – 08:00 do të faturoheni me 4.01 € për kilovat orë, ndërsa për orët 08:00 deri në 23:00 me 8.00 € për kilovat orë.

Shumë më të lumtur me faturat e energjisë elektrike, do të jenë ato familje qe janë kursimtare dhe nuk shpenzojnë mbi 200 kËh në muaj. Këta do të jenë në Bllokun e parë të shpenzimeve dhe do të paguajnë energjinë me çmimet më të ulëta.

Çmimi i energjisë për shpenzuesit e këtij blloku që do të paguajnë në sezonën dimërore është  2.79€  për kilovat gjatë orëve të natës dhe 5.55 € gjatë ditës.

Kurse në shpenzimin e energjisë në sezonën verore për shpenzuesit e Bllokut të parë çmimi është vetëm 1.99 € gjatë natës dhe 3.99 € për kilovat orë gjatë ditës.

Zyra e rregullatorit ka aplikuar tarifa sezonale duke u bazuar në nivelin e konsumit. Pra gjatë muajve të verës, apo nga prilli deri në shtator, kemi tarifën e ulët, ndërsa nga tetori deri në prill tarifën e lartë.

Një vendim i tillë i ZRRE është marrë me synimin që qytetarët të kursejnë më tepër në kohën kur konsumi është më i lartë. Kjo vjen si rezultat i mungesës së prodhimit vendor për ti bërë ballë kërkesës e cila gjatë dimrit natyrshëm është më e lartë.

Sot Energjia Elektrike në Kosovë kryesisht prodhohet nga termocentralet Kosova A dhe B. Por edhe nëse këto termocentrale do të punonin në kapacitetin e tyre të plotë dhe pa ndërprerje ( që ndodh shumë rrallë), nuk mund të përmbushin kërkesën.

Ja kur mund të kurseni xhepin

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se Kosova ka një strukturë komplekse të tarifave të energjisë elektrike.

Ai ka shpjeguar se më qellim të ofrimit të mundësive për kursim të shpenzimeve elektrike, struktura aktuale e tarifave të energjisë elektrike dallon sipas: Sezonës (Verore – Prill – Shtator) dhe dimërore (Tetor –Mars), Orarit ditor (07:00- 22:00 gjatë sezonit dimëror dhe 08:00-23:00 gjatë sezonit veror) dhe orarit të mbrëmjes (22:00-07:00 gjatë sezonit dimërore dhe 23:00-08:00 gjatë sezonit verore). Dhe sipas blloqeve, respektivisht Blloku I me shpenzim deri në 200 kwh/muaj, Blloku II nga 200 deri në 600 kwh/muaj, dhe Blloku III mbi 600kwh/muaj

“Çmimet aktuale në fuqi, të cilat gjithashtu në baza vjetore aprovohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji, për kategorinë e amvisërisë (2 tarifor) është si në vijim:

Çmimi i KEK-ut përcaktohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji në baza vjetore. Çmimi mesatar i KEK-ut për vitin 2015 është 26.47 €/MWh”, ka shpjeguar Buzhala.

Përveç energjisë, në faturë kalkulohet edhe TVSH-ja dhe leximi i orës

Përveç çmimit, të cilin e paguani për energjinë elektrike që e keni shpenzuar, në faturat e KEDS-it kalkulohet edhe TVSH-ja, e po ashtu edhe çmimi për leximin e orëve.

“Përveç konsumit të energjisë elektrike, në faturën e konsumatorit të amvisërisë, parashihen edhe shpenzimet për mbulimin e kostove të leximit dhe faturimit. Vlera e këtyre kostove është 2.5 euro për muaj për konsumatorë”, ka bërë të ditur Buzhala.

Eksperti i energjisë elektrike, Agron Dida, thotë se tarifat e energjisë do të mund të ishin më të ulëta, po të shfrytëzoheshin pasuritë nëntokësore të Kosovës.

“Kjo pasuri minerare fatkeqësisht nuk po shfrytëzohet ende as sot, edhe pse SHBA, Banka Botërore dhe veçanërisht Gjermania, po mbështetë fuqimisht projektet tona, për shfrytëzimin e lignitit”, tha Dida./INFOKUSI.COM/

“Konsumi i energjisë elektrike varet jo vetëm nga hapësira e banimit por edhe nga shfrytëzimi racional i pajisjeve elektrike. Nje ndikim te madh ne rritjen e konsumit te energjisë elektrike luan lloji i energjisë qe shfrytëzohet për  përgatitjen e ushqimit dhe ngrohjes”.

Nga të dhënat e vitit të kaluar (2014), konsumi mesatar për konsumatorët e amvisërisë (2 tarifor), ishte 414 kwh për muaj.

“Pagesat ne faturën e energjisë elektrike përbehen nga 3 komponentë:

  1. Vlera në euro për kilovatët e shpenzuar, në përputhje me strukturën tarifore
  2. Vlera në euro për ngarkesën fikse, dhe
  3. Vlera e TVSH-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.