Dy vajzat e lënduara nga shpërthimi në shkollën “Dardania” të Pejës, sipas specialistit në emergjent, Ejup Govori, kanë djegie të shkallës së dytë dhe duhet intervenimin dhe përpunim i plagëve. Njëra nga të lënduarat i është nënshtruar operimit.
“Vajzat janë në gjendje stabile, por kanë djegie të shkallës së dytë dhe është djegie jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Govori, raporton Express.
Të dyja vajza, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa kirurgu plastik, Ylber Zejnullahu ka thënë se njëra nga të lënduarat është në operacion dhe tjetra pritet që të hyjë.
“Për shkak të peshës së djegies dhe humbjes së lëngjeve vajza që është në operacion do të pranohet në intensivë, ndërsa kjo tjetra jo”, ka thënë kriurgu Zejnullahu.