Lajmet e fundit

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri bënë tregëti me lopët e komunës

I pari i Pejës Gazmend Muhaxheri lopët e Komunës ka vendosur t’i shes nga çmimi 1,720 euro me një zbritje prej 50 për qind në 860.00 euro. Në një dokument të siguruar nga Arbresh.info shihet se si komuna ka vendos kritere për ata që mund ta kenë një lopë qumështore.

Qytetaret duhen të aplikojnë dhe ta kryejnë një pagesë në bankë nëse dëshirojnë ta kenë një lopë që komuna e shet. Arbresh.info ka provuar ta marr edhe një qëndrim të kryetarit të Pejës, për ta sqaruar se pse ka vendosur t’i shes lopët e komuna që ai drejton, por ka qenë e pamundur.

Në anën tjetër zëdhënësi i AAK-së në Pejë Albert Haxhijaj ka thënë se Muhaxheri gjatë fushatës ka premtuar se 500 krerë lopë do të subvencionohen për qytetarët, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur. Ai ka thënë se as 20 për qind të premtimeve nuk i ka përmbushur Muhaxheri.

“Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxhiri gjatë fushatës para zgjedhore ka pas të parapamë ndarjen e 500 krerëve lopë për secilin vit, por që deri tash këtë premtim e ka përmbushur vetëm 20 për qind duke i participuar me 50 për qind qytetarët , po ashtu një fermer duhet me participu një subvencion që kostoja e tij është shumë e lartë 860 euro për një lopë”, ka thënë Albert Haxhijaj për portalin Arbresh.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.