Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Stokholmit rreth orës 11:40 sipas kohës lokale në rrugën “Brännkyrkagatan”, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Vendi ku ka ndodhur incidenti është barikaduar nga policia, dhe sipas raporteve të para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një rrjedhje gazi.
Në bazë të raporteve të para nga mediat lokale, nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer dritaret e e një apartamenti për rreth, por sipas pronarit të shtëpisë kjo nuk ka të bëj me shpërthimin e para pak orëve.
Ndërkaq, nuk raportohet ende për ndonjë viktimë eventuale.
“Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur “, i ka thënë “Aftonbladet”-it një zyrtar policie.
Ai ka thënë se policia po zhvillon hetime, ndërkohë që ka dyshime se shpërthimin e ka shkaktuar një rrjedhje gazi.