Triumfi i Skënderbeut ndaj Sportingut të Lisbonës nuk ka kaluar pa u evidentuar edhe nga disa prej mediave më të njohura në Evropë.
E përditshmja Corriere dello Sport vlerëson suksesin e korçarëve ndaj një skuadre potente si ekipi portugez, ndërsa Sportmediaset shkruan se befasia më e madhe e mbrëmjes erdhi nga Shqipëria, ku Skënderbeu hodhi në tapet Sportingun e Lisbonës.
Britanikja the Guardian evidenton suksesin e kampionëve të Shqipërisë , pavarësisht se të ndihmuar nga kartoni i kuq i Patricios.
Kampionët e Shqipërisë janë vlerësuar po ashtu edhe nga portali zyrtar i UEFA-s. Ndërkohë që mjaft të zhgënjyer kanë qenë gazetarët portugezë me paraqitjen e Sportingut, transmeton oranews.tv.
E përditshmja më e madhe sportive luzitane “A Bola” shkruan: “Problemet e Sporting në transfertë vazhdojnë me disfatën në Shqipëri, agjerimi i skuadrës së Jesus jashtë ‘Alvelades” nuk ka ndërmend të ndalet”.
Portali i njohur Recod i shton dozat e kritikave duke shtuar se paraqitja e skuadrës nga Lisbona në Elbasan Arena ishte e denjë për një produksion horror. Edhe më e ashpër me ekipin e Jorge Jesus është shfaqur Mais Fuetbol
“Një turp i vërtetë. Performanca e Sportingut kundër Skënderbeut ishte një katastrofë” cilëson e përditshmja portugeze në versionin e saj online.
Sigurisht edhe mediat portugeze pavarësisht paraqitjes jo të mirë të Sportingut, nuk i kanë kursyer lëvdata edhe për mënyrën se si Skënderbeu u parashtrua në fushën e lojës.