Lajmet e fundit

Skandal: Shteti u jep tenderë kompanive që i paguajnë punëtorët nga 5 euro në ditë (DOKUMENT)

Më kontrata të shtetit, para të taksapaguesve të Kosovës, disa kompani të sigurimeve fizike trajtojnë punëtorët e tyre si sllkavë të punës, duke i shfrytëzuar për punë me orar të plotë dhe me pagesa minimale,  nga 5 deri në 6 euro në ditë.

Portali INFOKUSI i ka siguruar disa tenderë të cilët janë dhënë ditëve të fundit, e të cilët i kanë fituar pikërisht kompanitë e sigurimeve fizike duke konkurruar me çmime diskriminuese për punëtorët, e që janë pagesa nga 0. 79 e 0.97 centë për orë punë në ruajtjen e objekteve të institucioneve.

Nëse llogaritet kjo pagesë sipas të cilës këto kompani i fitojnë tenderët, pra për 8 orë punë në ditë i bije se një punëtor i sigurimit paguhet me më pak se 6 euro në ditë, kur çmimit me të cilin e ka fituar tenderin i hiqen të gjitha obligimet tatimore, tatimin në pagë dhe trusti pensional,  pa llogaritur këtu edhe fitimin që duhet ta ndajë kompania.

Sipas Ligjit të Punës, Nenit 20 Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë, e që i bie 160 orë pune në muaj. Sipas pagesës me të cilën kompanitë fitojnë këta tenderë paga mujore e një punëtori të tyre është 124 euro.

Nëse kësaj page i zbriten obligimet e domosdoshme, tatimi në pagë dhe trusti pensional, paga e një punëtori bie në 100 euro.

E po ashtu nuk ka shanse që të paguhen punëtorët për ndërrimin e natës, vikendeve dhe punëve shtesë siç parashihen me ligjin e punës.

“Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe”, thuhet në Ligjin e Punës, neni 20 pika 2 e tij, ndërsa në Neni 56 ku rregullohet paga shtesë, për punë jashtë orarit parashihet plus 30%, punë gjatë natës 30%, ndërsa për punë gjatë festave dhe vikendeve 50%.

Më këta tenderë të shtetit, kompanitë private bëjnë shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve, e po ashtu nuk janë as të përafërta me pragun e pagës minimale e cila është 170 euro.

E pikërisht Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) është ajo që ka favorizuar një kompani, e cila paguan punëtorët me vetëm 0.97 cent në orë.

Me këtë tender AKK-ja  e ka shpërblyer kompaninë e sigurimeve fizike “Luani” me datën 25.09.2015.
Shikojeni dokumentinAKK

Kompania publike e hekurudhave, “Trainkos” po ashtu e ka shpërblyer me tender kompaninë “Rojet e Nderit”, e cila sipas ofertës me të cilën e ka fituar tenderin, i paguan punëtorët nga 0.79 cent për orë pune.

Shikojeni dokumentet

INFRAKOS!!!!!!!!!!!!!!!!12204956_779242895541361_246157078_n12212282_779242905541360_1896036606_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.