Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu priti kryetarin e Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Fatmir Makollin dhe Ridvan Vllasaliu, fituesin e turneut ndërkombëtar në Greqi.
Me këtë rast kandidati për Kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu i përgëzoi për kurajon qe kanë sportistët e të gjitha klubeve të Prishtinës me gjitha kushtet e vështira që ata kanë.
“Sportet luftarake do të trajtohen me kujdes të veçantë, ku përmes krijimit të kushteve në sallat e shkollave në Prishtinë, ne do ti inkurajojmë të rinjët që të merrën me këtë sport i cili ka shënuar një sukses të madh për qytetin tonë, Prishtinën”.
Me këtë rast, Sejdiu tha “i siguroj qytetarët e Prishtinës e në veçanti sportistët se ne do ta ndërtojmë stadiumin e qytetit sipas standardeve të FIFA-së, do të ndërtojmë terrene sportive për sportin amator, si dhe do të ndihmojmë në themelimin e ligave në shkollat fillore dhe të mesme. Ndërsa, përmes partneritetit publiko-privat (PPP), do të ndërtojmë një qendër multifunksionale, e cila do të ofrojë infrastrukturë moderne për aktivitetet sportive”.