Lajmet e fundit

Blero fejohet këtë javë. Ja sa fëmijë dëshiron t`i ketë me Afronën

Dashuria e Bleros dhe Afronës po rritet dita ditës. Dhe për ta kurorëzuar atë, qifti kanë vendosur të fejohen. Blero një romantik, jo vetëm në këngë por edhe në vepra, ka vendosur që të shkojë në Barcelonë t`i propozojë fejesën nuses së tij të ardhshme, raporton Magazina.al. Ai me këtë veprim dëshmon dashurinë për Afronën por edhe për ekipin e tij të zemres, Barcelonën. Në pyetjen e Magazina.al se kur do fejohet me Afronën, Blero ka treguar planet që ka. “E kemi menduar e kemi planifikuar dhe ka mundësi brenda këtyre ditëve sa jemi në Barcelonë ia bëj propozimin për fejesë apo ka mundësi pas 10 viteve. Po ndihemi mirë pranë njëri tjetrit.  Lidhja jone është e shëndosh. Ka pretendime me qenë me jetë të gjatë“, ka thënë Blero për Magazina.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.