Quhet matcha dhe është alternativa më e re e kafes. Shumë më e shëndetshme dhe dobiprurëse për organizmin, matcha është praktikisht një “pluhur” i bërë nga gjethet e çajit jeshil.
Por i servirur në trajtën e kafes, ai është dhjetë herë me efektiv në organizëm. Një filxhan kafeje i përgatitur në mënyrë të tillë ka të njëjtat vlera ushqyese me dhjetë filxhanë çaji të zakonshëm jeshil.
Ai shitet në formë makiatoje në lokalet e Nju-Jorkut, ku kërkesat janë gjithnjë në rritje.
Nutricionistët e rekomandojnë për tri arsye kryesore:
1. Është i pasur në antioksidantë
2. Rrit metabolizmin
3. Rrit përqendrimin