Lajmet e fundit

Gripi shfaqet në Europë, ekspertët: Të njëjta viruse me vitin që shkoi

Edhe pse jemi në muajin Nëntor, temperaturat e larta kanë ndikuar në mbajtjen larg të sëmundjeve virale siç është gripi. Sipas buletinit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qarkullimi i gripit në Europë, aktualisht është në nivele të ulëta.

Nga raportimet e deritanishme, mësojmë se janë vetëm 55 raste të prekura nga viruse gripale në të gjithë Europën. Në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me grip, por viruse sezonale që shkaktojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Ekspertët e Shëndetësisë Botërore thonë se edhe këtë sezon gripal, pritet që në qarkullim të jenë tre tipet e viruseve, A H1N1, A H3N2  dhe B. Këto viruse kanë disa vite që janë në qarkullim në Europë.

Janari përgjithësisht është muaji që virusi gripal arrin kulmin e tij, të përhapjes në popullatë. Më të prekurit nga sëmundjet virale janë të moshuarit, fëmijët, personat që vuajnë nga sëmunjde kronike dhe ata me imunitet të dobët, ndaj edhe specialistët e shëndetësisë, rekomandojnë injektimin e vaksinës për këto kategori.

Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published.