Lajmet e fundit

Kam mbajtur të fshehtë pamjen time të vërtetë për tre dekada

Disa njerëz janë të vetëdijshëm për cilësitë e ndonjë pjese specifike të fytyrës sikurse hunda, goja apo nofulla. Edhepse nuk jam e tepruar, megjithatë kam pasiguri dhe nuk jam komode me trupin tim nga gishtat e deri tek koka. Gjatë 29 viteve i jam përshkushtuar kamuflimit të fytyrës dhe gjetjen e garderobës që do i mbante sekret pasiguritë e mia.

Unë vuaj nga një sëmundje e rrallë autoimune e quajtur skleroderma. Një nga simptomet e zhvillimit të kësaj sëmundjeje është edhe formimi i njollave të kuqe nëpër trup. Isha e diagnostifikuar në moshën 10 vjeçare ndërsa nga mosha 12 vjeç kam filluar që ti fsheh njollat me makijazh të rëndë.

U bëra shumë e aftë në këtë gjë dhe nuk e lejoja që dikush të më shohë pa makijazh, madje edhe bashkëjetesa në konviktin e vajzave nuk ishte problem për aftësitë e mia të një agjente sekrete. Përgjatë gati 3 dekadave, anjëherë nuk kam lëshuar shtëpinë pa makijazh dhe kurrë nuk kam mbajtur veshje që ekspozojnë trupin.

Pas një kohe të gjatë u inkurajova nga familja dhe miqët që të dal pa i fshehur njollat dhe ishte një përvojë e veçantë për mua. Mirëpo ende vazhdoj ti fsheh njollat, edhepse është mirë që pamja e jashtme të mos e diktojë atë se çfarë ju ndjeni mirëpo unë ende ndjehem e pasigurtë me trupin tim.

Kur isha shtatëzënë, skleroderma kishte fshehur një simptomë të preeklampsisë e cila kaloi e padiagnostifikuar dhe e patrajtuar deri në trimestrin e fundit. Kjo gjë shkaktoi infeksion që doli nga kontrolli dhe më detyroi të kaloj 218 ditë në spital, duke mos e ditur a do të mbijetoj. Skleroderma komplikon gjithçka!

Pas kësaj përvojë në të cilën luftoja për mbijetesë e kuptova se ka gjëra më të rëndësishme sesa lëkura me njolla të kuqe. Jam me fat që kam jetuar me sklerodermë për 31 vite sepse opsioni tjetër do të ishte të vdes nga skleroderma, gjë që do të ndodhte nëse skleroderma do të sulmonte organet e brendshme.

Është problematike të vlerësoni bukurinë e brendshme konform konceptit tradicional të shoqërisë për tërheqje fizike. Falë familjes dhe miqve, vazhdoj të jem e dashur dhe e përkrahur me apo pa fshehjen e njollave në trup./femra.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.