Lajmet e fundit

Deputetët e dënuar të PDK-së shpresojnë se mund të vazhdojnë mandatin

Deputetët e PDK-së, Latif Gashi e Rrustem Mustafa, janë dënuar me 6 vjet burgim, respektivisht 4 vjet, çfarë do të thotë se atyre mund tu hiqet mandati si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi, ka deklaruar se deri në vendimin e Gjykatës Supreme, ende ka rrugë ligjore për procesin gjyqësor që ai e quan maratonik, Kurse sa i përket imunitetit, Gashi ka thënë se kryetari i partisë duhet të kërkojë nga deputetët që të japin dorëheqje, raporton KTV.

Deputeti Gashi, i kontaktuar nga KTV-ja, ka ripërsëritur se ky është një vendim politik dhe se do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore.

Edhe, Mexhid Syla, avokat i Latif Gashit, ka thënë se ekzistojnë ende rrugë ligjore për klientin e tij.

Nëse deputetëve Gashi dhe Mustafa u merret mandati, atëherë në vend të tyre, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, pritet të vijnë Abdyl Ymeri dhe Bislim Zogaj, transmeton Koha.net.

“Grupi i Llapit” ishte gjetur fajtor në vitin 2013 në disa pika të akuzave për krime të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.